This article is also available in: English Italiano (Italian)
Dhëmbët e shëndetshëm janë një nga investimet më të mira dhe çdo përpjekje ja vlen, edhe nëse duhet një udhëtim jashtë vendit. Ja vlen edhe më tepër nëse trajtimi dentar jashtë vendit shkon deri në 80% më lirë se në vendet ku njerëzit jetojnë. Kushdo që kërkon të shkurtojë shpenzimet dentare, por pa e cënuar cilësinë, e di se kursimi mund të jetë i konsiderueshëm kur zgjedhin një klinikë jashtë vendit. Përveç kësaj, agjencitë e turizmit dentar e bëjnë edhe më të lehtë uljen e kostove në lidhje me fluturimet, transfertat, akomodimin, ushqimin dhe shërbime të tjera duke ofruar paketa të leverdisshme për një gamë të plotë shërbimesh dentare dhe mjekësore të cilësisë së lartë. Të gjitha këto të kombinuara me paketa udhëtimi të personalizuara për nevojat e pacientit.
Turizmi dentar u jep mundësinë pacientëve që me një gur të vrasin dy zogj. Nga njëra anë ulin kostot e procedurave të kripura dentare. Nga ana tjetër e shfrytëzojnë kohën mes vizitave dentare për të udhëtuar dhe eksploruar destinacione të reja.
Vlera e tregut global të turizmit dentar në vitin 2022 vlerësohet në 6.7 miliardë dollarë. Kjo është një shifër goxha e konsiderueshme, por vlerësimi bëhet edhe më marramendës për vitin 2032. Në rreth dhjetë vjet, vlera e tregut global pritet të rritet në 23.4 miliardë dollarë. Arsyeja pas këtyre shifrave është rritja e vazhdueshme e çmimeve të kujdesit shëndetësor në vendet ku shërbimi dentar nuk është gjithmonë falas. Njerëzit që jetojnë në këto sheteshpesh duhet të marrin vendime të vështira për të ulur kostot e kujdesit rutinë shëndetësor. Në rastin e kujdesit dentar, nëse problemet neglizhohen, mund të çojnë në fatura edhe më të shtrenjta.
Si rezultat, turizmi dentar është bërë shumë popullor në shtete të caktuara që ofrojnë shërbime të përballueshme pa kompromentuar cilësinë. Megjithatë, aksesueshmëria varet nga vendi ku ndodhet pacienti. Njerëzit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja shpesh udhëtojnë për në Meksikë ose fluturojnë për në Kosta Rika, banorët e Lindjes së Mesme shkojnë në Indi dhe Tajlandë, ndërsa britanikët dhe italianët preferojnë Hungarinë ose Shqipërinë për një atmosferë më mesdhetare.
Çdo vit, mijëra njerëz udhëtojnë jashtë vendeve të tyre për t’iu nënshtruar një operacioni dentar. Shërbimet e përgjithshme përfshijnë kirurgji orale, stomatologji estetike, stomatologji restauruese, trajtim periodontal, stomatologji parandaluese, pediatrike, protetike, etj.
Trajtimet më të kërkuara përfshijnë kurorat dentare, urat dhe protezat e pjesshme, fasetat, implantet, modelimin e gingivave, zbardhjen e dhëmbëve, inlays dhe onlays qeramike, trajtimin e kanalit të rrënjës, mbushjet, kirurgjinë orale, trajtimet ortodontike, etj.
Pse turizmi dentar
Shërbim me cilësi të lartë
Edhe pse i etiketuar si një opsion i lirë në krahasim me atë që mund të ofrojnë vendet e tjera, turizmi dentar u jep pacientëve akses në shërbime profesionale, pajisje, teknologji, dhe klinika moderne.
Kostot e reduktuara
Shërbime të përshtatshme
Shërbimet e ofruara janë më të lira dhe kërkojnë më pak kohë sesa në vendin nga vinë pacientët. Procedurat më të rëndësishme mund të kryhen në dy vizita të shkurtra, ndërsa në vendin e vet pacienti duhet të marrë leje nga puna ose detyrimet e tjera për vizita të shumta të shtrira në peruidha të gjata kohore
Nuk ka pritje
Për më tepër, nuk ka kohë pritjeje. Dentistët punojnë sipas orarit të pacientit dhe jo anasjelltas.
Të vizitosh një vend të ri
Kombinimi i shërbimeve dentare dhe udhëtimeve e bën të gjithë procesin më emocionues. Disa nga shtetet më të njohura për turizmin dentar në botë janë gjithashtu destinacione të shkëlqyera turistike. Tajlanda, Kosta Rika, Spanja, Meksika, Republika Çeke, Shqipëria dhe Filipinet janë janë pushimet e endërrave për shumë njerëz.
Pse të zgjidhni turizmin dentar në Shqipëri?
Shqipëria është një nga shtetet ku po lulëzon turizmi mjekësor. Turizmi dentar ishte dega e parë e turizmit mjekësor. Vendi ka fituar vëmendje pasi destinacionet e tjera në rajon, si Kroacia, kanë filluar të ofrojnë tarifa më të larta. Për më tepër, shqiptarët që jetojnë jashtë përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që vijnë në Shqipëri për procedurat dentare. Me kalimin e viteve, fjala e gojës dhe turizmi profesional dentar kanë krijuar një ofertë të fortë që u shërben pacientëve ndërkombëtarë nga vendet e Europës, veçanërisht nga Italia dhe Anglia.
Përsa i përket cilësisë, stomatologët në Shqipëri janë shumë të kualifikuar dhe profesionistë. Fakulteti i Stomatologhisë në Shqipëri ka tërhequr gjithmonë studentët më të mirë nga mbarë vendi. Përveç kësaj, shumë prej tyre kanë përfunduar studimet jashtë vendit ose kanë ndjekur kurse dhe trajnime të vazhdueshme jashtë. Për më tepër, komunikimi nuk është problem. Në klinikat dentare shqiptare anglishtja dhe italishtja janë gjuhë të përdorura masivisht.
E vendosur në rajonin e Mesdheut, Shqipëria ka shumë për të ofruar për cdo lloj turisti. Ka qindra kilometra vijë bregdetare dhe mijëra kilometra shtigje ecjeje në të gjithë vendin. Kuzhina dhe vera e shijshme, trashëgimia kulturore, qytetet e mëdha, fshatrat e vegjël dhe të qetë dhe shumë vende historike janë pjesë e një pakete që mund t’ju bëjnë për vete.